Faqja e Facebook-ut “Piktura muri unike” mashtron qytetarët

Kosova

Faqja e Facebook-ut “Piktura muri unike” mashtron qytetarët

Më: 15 janar 2020 Në ora: 21:32
Piktura

Faqet në Facebook të cilat ofrojnë produkte të shumta të shitjes online, duket se janë të pa kontrolluara dhe mashtrojë me produktet që shesin.

Një e tillë po del të jetë edhe faqja “Piktura muri unike“, e cila bënë shitjen online të pikturave.

Një qytetare nga Lipjani e quajtur Linda Shahini, i ka thënë Insajderit, se kjo faqe në vazhdimësi po i mashtron qytetarët duke i sjell produkte krejtësisht të ndryshme nga ajo çfarë porositin.

Image
Piktura

 

Shahni ka treguar se edhe ajo vetë ka rënë pre e një mashtrimi të tillë. Ajo thotë se ka porositur një pikturë në këtë faqe, ndërsa produkti nuk ka qenë i njejtë me atë që e ka porositur.

“Kam kërku me u kthy menjëherë brenda 24 ore edhe nuk me kanë dhanë kupone fiskal”, i ka thënë Shahini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat