Krasniqi: Gjasat për marrëveshje VV-LDK janë shumë të ulëta

Kosova

Krasniqi: Gjasat për marrëveshje VV-LDK janë shumë të ulëta

Më: 16 janar 2020 Në ora: 23:19
Jeta Krasniqi

Analistja politike, Jeta Krasniqi, ka thënë se Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës tani janë në një pozitë kur gjasat për arritjen e marrëveshjes i kanë të ulëta dhe sipas saj ata sikur kanë hyrë në garë për më shumë elektorat.

“Tani kemi letrën që duket se flasin për parime dhe Vetëvendosja me anë të kësaj letre që tregon se është e gatshme të bëjë kompromis, ndërsa kryetari i kuvendit të mos bëhet pjesë e pazareve politike pas zgjedhjes së tij. Nga ana e VV-së, kjo është një vijë e kuqe dhe nuk janë të gatshëm të kenë një tjetër pazar politik”.

“Kemi rolin e kryetarit të Kuvendit që vihet në një lojë në gamën e lojës politike, që nëse e shohim nga aspekti i demokracisë nuk është diçka pozitive”.

“A duhej VV ta kishte bërë këtë kalkulim para nominimit të Glaukut si kryetar dhe të mendohej për më pas? Patjetër që po, mirëpo qëndrojmë para një fakti të tillë që tashmë pozicioni është konstituuar”, u shpreh ajo në Zona e Debatit.

“Ajo çka e kemi parë deri më tani është sikur me një situatë të parafushatës, kur të dyja partitë e akuzojnë dhe ia hedhin fajin njëra-tjetrës. E gjithë retorika është rreth bujarisë dhe sakrificës që të dyja palët kanë bërë ndaj njëra-tjetrës”.

“Tani kemi një garë politike për të fituar sa më shumë elektorat dhe për të fituar sa më shumë vota. Besimi mes të dyja palëve është dëmtuar shumë. Këto diskutime nuk është dashur të dalin ne publik, ndërsa sot e shohim që ky besim është rrënuar goxha shumë, gjë që tregon se gjasat për një marrëveshje janë shumë të ulëta sepse të dyja partitë janë barrikaduar ndaj pozicioneve të tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat