Shërbimi Korrektues me qendër gjysmë të hapur edhe në Lipjan

Kosova

Shërbimi Korrektues me qendër gjysmë të hapur edhe në Lipjan

Më: 17 janar 2020 Në ora: 13:08
Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës me qëllim të zbatimit të programeve për risocializimin e të dënuarve dhe përgatitjen e tyre të paralirimit, ka filluar zbatimin e Rregullores së Brendshme për Transferimin e të dënuarve në pavijonin gjysmë të hapur në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Me këtë rregullore, çdo person i dënuar, i cili është duke e vuajtur dënimin në institucionet korrektuese dhe është i vendosur në tretmanin e avancuar, mund të transferohet në pavijonin gjysmë të hapur, i cili është si njësi e veçantë në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Vendimin për transferimin e personit të dënuar e merr drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues me propozim të drejtorit të institucionit korrektues ose në bazë të kërkesës së personit të dënuar apo të ndonjë anëtari të ngushtë të familjes.

Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me të gjithë partnerët e drejtësisë penale dhe në përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet e aplikueshme në Kosovë, synon të korrektojë dhe risocializoj të dënuarit, duke respektuar të drejtat e tyre fondamentale pa marr parasysh racën, gjuhën, religjionin si dhe të sigurojë ambient të sigurt për stafin, të dënuarit dhe shoqërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat