Nuk është Prishtina: Këto dy qytete të Kosovës po përballen me ajër tepër të keq për shëndetin

Kosova

Nuk është Prishtina: Këto dy qytete të Kosovës po përballen me ajër tepër të keq për shëndetin

Më: 17 janar 2020 Në ora: 19:20
Ilustrim

Peja, Gjilan, Vushtrria dhe Prishtina, janë katër qytetet e para me ndotjen më të madhe të ajrit, ku shifra më e lartë është regjistruar deri në 261 AQI.

Kosova po vazhdon të përballet me ajër të dëmshëm dhe që po ndikon shumë në shëndetin e njerëzve.

Prishtina ka qenë prej shumë vitesh ajo me ajrin më të ndotur në vend, kjo për shkak të popullsisë, por edhe industrisë më të zhvilluar.

Mirëpo sonte ky raport është ndryshe, pasi që tri qytete tjera kanë vlera më të mëdha të ndotjes së ajrit.

Image

Peja aktualisht ka ajrin më të ndotur në Kosovë, ku niveli i ndotjes ka arritur shifrën prej 243 AQI, i cili është shumë i dëmshëm për shëndetin dhe nuk duhet assesi që njerëzit të dalin jashtë.

Me ajër të dëmshëm të nivelit të lartë po përballet edhe Gjilani, ku vlera atje ka shkuar 233 AQI, i cili gjithashtu ka tejet dëme shëndetësore.

Vushtrria dhe Prishtina janë dy qytetet tjera me ajrin më të ndotur, ku vlera e ndotjes aty sillet prej 196 deri 199 AQI, vlerë kjo që tregon se ajri edhe në këto qytete është i dëmshëm për shëndet.

Ndëra më poshtë keni listën për 10 qytetet me ajrin më të ndotur në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat