Limaj ngushëllon familjen e ish-luftëtarit, Agim Shala

Kosova

Limaj ngushëllon familjen e ish-luftëtarit, Agim Shala

Më: 17 janar 2020 Në ora: 21:02
Agim Shala

Sot ka ndërruar jetë ish-ushtari i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Shala.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj e ka marrë me dhembje të thellë lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit të tij, Agim Shala.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëluftëtarit tim, Agim Shala. Agimi ishte ushtar i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një burrë fisnik, luftëtar trim dhe i dashur për të gjithë bashkëluftëtarët. I shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Shala, miqve dhe të gjithë bashkëluftëtarëve. U prehsh në paqe bashkëluftëtari im!”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat