Haradinaj: U befasova nga budallakia e Edi Ramës

Kosova

Haradinaj: U befasova nga budallakia e Edi Ramës

Më: 17 janar 2020 Në ora: 21:53
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj e ka quajtur ‘budallaki’ padinë e kryeministrit Edi Rama ndaj tij.

‘’Jam befasuar nga budallakia  e Edi Ramës. Kjo është budallaki. Nuk  e di me kënd këshillohet dhe kush  e ka cu kësaj rruge. Për mua ka qenë problem angazhimi i tij në temën e ndarjes së Kosovës’’, ka thënë sonte Haradinaj në ‘Çim Peka live’.

Tutje ai ka komentuar edhe deklaratat e Ramës nga Tirana, në prani të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili adresoi kritika e fjalë të rënda për liderët kosovarë pse nuk morën pjesë në Samitin për Mini-Shengen.

‘’S’është protokoloare me na ofendu në fytyrë të Vuciqit. Ai kurrë s’do t’i folte ato fjalë për Dodikun apo dikë tjetër para Ramës. Ai e ka nënçmuar veten’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat