Bekim Jashari ngushëllon familjen e Faik Imeraj që vdiq në aksident, kjo ishte historia e dhimbshme e tij

Kosova

Bekim Jashari ngushëllon familjen e Faik Imeraj që vdiq në aksident, kjo ishte historia e dhimbshme e tij

Nga: N.Sh Më: 18 janar 2020 Në ora: 11:40
Faik Imeraj

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka ngushëlluar familjen e Faik Imeraj që vdiq në aksident trafiku në Runik.

Imeraj vdiq pas përplasjes së dy veturave, ku mbetën të lënduar edhe pesë persona tjerë.

“Në emër të Komunës së Skenderajt dhe në emrin tim personal i shpreh ngushëllime të thella familjes së të ndjerit Faik Imeraj nga Padalishta, i aksidentuar mbrëmë në Runik”, shkruan Jashari.

Ai të lënduarve nga aksidenti u uron shërim të shpejtë!

“Njëkohësisht bëjë apel tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të shtojnë kujdesin gjatë ngasjes, sidomos gjatë kohës së ngricave dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit”, përfundon Bekim Jashari.

Faik Imeraj nga Padalishta, rreth të 43-ve, nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve të rënda që ka marrë nga ky aksident.

I ndjeri kishte jetë me kujtime të hidhura, pasi lufta ia kishte marrë nënën dhe djalin 2 vjeçar, të vrarë nga forcat policore e ushtarake serbe.

Pas mbarimit të luftës, Faiku ishte plagosur gabimisht në një incident, që pavarësisht kishte dhjetëra plagë trupore, kishte arritur të mbijetonte, ndërkohë që ishte shëruar plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat