Mot i ftohtë dhe me ngrica

Kosova

Mot i ftohtë dhe me ngrica

Më: 21 janar 2020 Në ora: 06:23
Ilustrim

21.01.2019 - Fusha ekstrem të larta barike nga anticikloni "Ekart" që shtrihet nga ishujt Britanik deri mbi rajonin tonë, ditëve në vijim do të favorizojnë mot stabil dhe pa të reshura. Nga nesër pasdite dhe ditën e mërkurë priten kthjellime.
Edhe gjatë ditës së nesërme pritet të mbretërojë mot i ftohtë, e ditën e mërkurë rryma ajrore të ngrohta nga Mesdheu dhe Europa qëndrore do të rrisin lehtë temperaturat maksimale rreth vlerave mesatare.
Orëve të mëngjesit do të ketë ngrica, e mëngjesin e ditës së mërkurë në vise të ulëta mund të ketë edhe mjegull

Vlerat e ciilësisë së ajrit edhe gjatë ditës së nesërme do të luhaten rreth vlerave mesatare, e me qetësimin e erërave pritet të kalojnë në të pashëndetshme.

21.01.2020 - Ftohtë. Në mëngjes ngrica. Paradite me vransira, e gjatë ditës dhe në mbrëmje priten kthjellime. Erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 1-5m/s. Indeksi UV: 2.
22.01.2020 - Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica. Në vise të ulëta mundësi për mjegull, që vende-vende mund të mbetet edhe përgjatë ditës. Erë e lehtë nga perëndimi 1-2m/s. Indeksi UV: 2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat