Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Kosova

Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Më: 21 janar 2020 Në ora: 07:43
Foto ilustrim

Ngjarjet që do ta shënojnë ditën e sotme.

Me rastin e 14-vjetorit të vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, LDK-ja bën homazhe te varri i tij. (Velani, ora 10:30)

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, bën homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:30)

Kryesia e LDK-së viziton Familjen Rugova. (Rezidenca e Familjes Rugova, ora 10:45)

Prokuroria Themelore në Prizren mban konferencë. (Prokuroria Themelore në Prizren, ora 11:00)

Shënohet Dita e Arkivit me promovimin e Katalogut të Dokumenteve Osmane në Arkivin Komunal të Prishtinës. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)

Me rastin e 14-vjetorit të vdekjes së Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës mban akademi përkujtimore. (Hotel “Emerald”, ora 12:00)

Në 21-vjetorin e rënies së dëshmorëve Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku, bëhen homazhe dhe nderime te vendi i rënies. (Fshati Fortesë në Rahivec, ora 12.00)

Kryesua e Lidhjes Demokratike të Kosovës mban mbledhje. (Selia e LDK-së, ora 14:00)

Përurohet libri “Qyteti në miniaturë” i autoreve Fitore dhe Nëntore Rexhepi. (Shkolla Speciale për të verbër në Pejë, ora ora 14:00)

Mbahet akademi përkujtimore për ish-Presidentin Ibrahim Rugova. (Tetari i Qytetit të Gjilanit, ora 16:30)

Organizata “Kosovo 2.0” mban diskutimin e radhës “Hajde folim: Kundërsulmi ndaj ndryshimeve klimatike”. (Zyrat e “Kosovo 2.0”, ora 17:30).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat