Nderohen dëshmorët e janarit në Rahovec

Kosova

Nderohen dëshmorët e janarit në Rahovec

Më: 21 janar 2020 Në ora: 07:44
Rahovec

Me rastin e manifestimit tradicional kulturor e përkujtimor “Flaka e Janarit”, Komuna e Rahovecit dhe OVL e UÇK-së në Rahovec organizojnë aktivitete në nderim të dëshmorëve të janarit.

Sot për nder të 21-vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Skënder Rexhepi dhe Fitim Duraku do të bëhen homazhe dhe nderime te vendi i rënies në fshatin Fortesë të kësaj komune.

Aktivitetet do të vazhdojnë edhe gjatë javës së ardhshme ku më 27 janar mbahen homazhe dhe nderime për dëshmorët e kombit Nesimi Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti dhe Hilmi Krasniqi, të rënë në Brestoc më 27 janar 1990.

Po ashtu, në po këtë ditë do të mbahet manifestimi përkujtimor e kulturor në Qendrën Kulturore “Mensur Zyberaj” në Rahovec, si dhe do të hapet një ekspozitë kolektive e artit pamor.

Në ditën e tretë të aktiviteteve, më 29 janar do të mbahen homazhe dhe nderime për dëshmorin e kombit Sahit Krasniqi në Varrezat e Dëshmorëve në Ratkoc.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat