Akademi përkujtimore në Bujanoc. Shqiptaret e Lugines se Preshevës perkujtojnë liderin dhe komandantin e tyre Jonuz Musliun

Kosova

Akademi përkujtimore në Bujanoc. Shqiptaret e Lugines se Preshevës perkujtojnë liderin dhe komandantin e tyre Jonuz Musliun

Më: 21 janar 2020 Në ora: 08:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Në janarin e lavdisë përmbyllëm aktivitetet e Ditëve përkujtimore të veprimtarit të çështjes kombëtare Jonuz Musliu

Me Akademinë përkujtimore të mbajtur sot në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc përfunduan aktivitetet në përkujtimin e 2-vjetorit te humbjes së veprimtarit të shquar te çështjes kombëtare komandanti te UCPMB-së Jonuz Musliuit ish kryetar i Bujanocit dhe KKSH-së, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Në këtë Akademi morën pjesë përveç përfaqësuesve lokal nga Lugina, prezentuan edhe  edhe perfaqesues nga Kosova dhe ata nga Medonisa Sadulla Duraku, zv.kryeminister.

Me homazhet pranë vendit të lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së pranë Komunës së Preshevës, nderuam sakrificën dhe vetmohimin e 28 dëshmorëve e flakadanëve të Kosovës Lindore, të cilët flijuan gjënë më të shtrenjtë, jetën e tyre, për lirinë e kësaj treve arbërore. Guximi dhe qëndresa e tyre në rrugëtimin e çlirimit të vendit tonë, na bën neve misionar të rrugëtimit të tyre për të çuar përpara, amanetin e tyre.

Dhe sot, pikërisht në 20 janar, përkujtuam dhe nderuam veprën dhe jetën e Jonuz Musliut, në dy vjetorin e largimit të tij nga kjo jetë. Jonuz Musliu padyshim se ishte një prej njerëzve të dalluar të kauzës tonë kombëtare që e sfidoi regjimin e Millosheviqit deri në shembje.  Për veprën e Jonuz Musliut folën parta pjesdemarresve edhe kryetari i OVL, kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe djali i të ndjerit, tash kryetarë i LPD-së Shqiprim Musliu etj..

Idealin e tij për kauzën kombëtare, e përmblodhëm me një ekspozitë mbi jetën dhe veprën e tij, për të cilën sakrifikoi që nga rinia e tij e hershme, me bashkëveprimtarët e mëdhenjë, me burgosjen politike mbi 7 vite, dhe më pas me bashkangjitjen në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pas çlirimit si oficer i Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe me ngritjen e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc si udhëheqës politik i Shtabit të Përgjithshëm.

Në ekspozitë kemi përfshi edhe betejat politike të tij si lider i LPD-së, dhe si kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit dhe Kryetar i KKSH-së.

Ditët Përkujtimore të Jonuz Musliut i përmbyllëm me Akademinë e dytë Përkujtimore. Me këtë moment, u jam mirënjohës të gjithë atyre të cilët në një formë apo në një tjetër, nderuan dhe respektuan figurën e pavdekshme të kësaj treve kombëtare, babin tim dhe heroin tonë Jonuz Musliun. Respekt për Ministrin e Drejtësisë së Republikës së Kosovës z.Abelard Tahiri si dhe zëvendës Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut z.Sadulla Duraku, njëherit edhe bashkëveprimtar dhe bashkë ideolog me babain tim, të cilët na nderuan me pjesëmarrjen e tyre në Akademinë e Dytë Përkujtimore. Mirënjohje edhe për miqtë tanë nga Sanxhaku, të cilët në vazhdimësi përkujtojnë mikun e tyre me të cilin kanë kaluar sfida të përbashkëta. Mirënjohje edhe për çdo familjarë e qytetar dhe çdo bashkëvendas të Kosovës Lindore që morrën pjesë në Akademinë Përkujtimore.

Por mirënjohja më e veçantë dhe më e thellë është për Nanën Zejnepe, heroina e Jonuz Musliut, që i qëndroi besnike dhe guximtare në çdo sfidë në krah të tij, ku çdo fjalë dhe mbështetje e saj, ishte një forcë dhe trimëri për t`i vazhduar betejat deri në liri.
Sigurisht se fjalët tona janë të zbehta përballë veprës së tij, por nisma e tij është amaneti jonë, dhe këtë do ta realizojmë me të vetmën rrugë të nderit që është rruga e qëndresës dhe organizimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat