Nxënësit fitues të garave komunale në Malishevë, i morën dhuratat nga KNKRS

Kosova

Nxënësit fitues të garave komunale në Malishevë, i morën dhuratat nga KNKRS

Më: 21 janar 2020 Në ora: 15:02
Malishevë

318 nxënësit fitues në garat e organizuara nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, sot i kanë marrë dhuratat e tyre, përkatësisht kompletet me libra, për rezultatet e treguara në këto gara. Dhuratat janë shpërndarë nga Rexhep Hoti, koordinator nacional për KRS, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi.

“Ju jeni arsyeja se pse jemi sot këtu, pasi jeni fituesit e garave, Ju keni një mundësi më shumë në jetë që përmes librit, përkatësisht leximit, ti arrini qëllimet e juaja në jetë, sepse të gjitha arrihen përmes leximit dhe mësimit”, ka thënë KNKRS, Rexhep Hoti, me rastin e dhurimit të kompleteve me libra për të gjithë nxënësit fitues.

“Ndihem shumë mirë sot, pasi suksesi i juaj është dhuratë për tërë komunën. Vetëm me mësim dhe kualitet në mësim, ne mund të ecim përpara dhe ndihem jashtëzakonisht mirë me sukseset që ju keni arritur. Këto nuk janë thjeshtë dhurata, por vlerësim për suksesin tuaj dhe ju gjithmonë në jetën tuaj do ta mbani në mend këtë moment”, tha kryetari Begaj duke ju drejtuar nxënësve fitues në këto gara.

Edhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Malishevë, Blerim Thaçi, i ka uruar dhe i ka falënderuar, për suksesin e arritur dhe për pjesëmarrjen në këto gara, përmes së cilës, këta nxënës kanë treguar rezultate të jashtëzakonshme.

Më pas, koordinatori Hoti, kryetari Begaj, drejtori Thaçi dhe koordinatorja komunale e këtyre garave, Shyhrete Sertolli, i kanë shpërndarë kompletet me libra, si çmim për rezultatet e arritura në garat në nivel komunal, si dhe të atyre që kanë arritur rezultate në garat në nivel nacional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat