Haradinaj thërret për nesër mbledhjen e Qeverisë

Kosova

Haradinaj thërret për nesër mbledhjen e Qeverisë

Më: 21 janar 2020 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thirrur për nesër mbledhje të qeverisë në dorëheqje.

Mbledhja e 117-të me radhë është caktuar që të mbahet nesër në ora 13:00.

Gjithsej, janë 11 pika të rendit të ditës për të cilat do të diskutohet.

Si pikë e parë është Shqyrtimi i draftit të koncept – dokumentit për Reduktimin e Barrës Administrative.

Shqyrtimi i propozim vendimit për themelimin e grupit punues për inicimin e procedurave ligjore për themelimin e Zonës Ekonomike zvicerane.

Shqyrtimi i programit për reforma dhe ekonomi për vitin 2002.

Shqyrtimi i projekt rregullores për standardet e Organizimit të Brendshëm, sistematizimin e Vendeve të Punës dhe Bashkëpunimin në Institucionet e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat