Për 2 vite, 20 fshatra të Suharekës bëhen me ndriçim

Kosova

Për 2 vite, 20 fshatra të Suharekës bëhen me ndriçim

Më: 22 janar 2020 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Kryetari Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka folur për projektet e tij që ka realizuar gjatë këtyre viteve sa është në krye të detyrës.

Ai, deklaroi se gati për dy vjet me ndriçim publik janë bërë 20 fshatra.

“Ne kemi numër të madh të donacioneve mbi katër milionë euro nga korporata të huaja. Shembull i kemi çerdhet ku i kam premtuar katër, 2 i kam realizuar, 2 janë duke i ndërtuar. Ato që i kam premtuar për çerdhet po i përfundoj në gjysmë mandati”.

“Projektet e ardhshme që jam i fokusuar është sheshi i qytetit, që është njëri nga sheshet më të mira në Kosovë”, tha kryetari Bali Muharremaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat