Lipjan, dhjetë familje bëhen me shtëpi të reja

Kosova

Lipjan, dhjetë familje bëhen me shtëpi të reja

Më: 22 janar 2020 Në ora: 15:45
Halil Kastrati dhe Imri Ahmeti

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të shtëpive të reja për 10 familje nevojtare.

I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe Halil Kastrati shoqata e të cilit ka bërë të mundur ndërtimin e këtyre shtëpive së bashku me Komunën e Lipjanit.

Ahmeti uroi që i njëjti bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen në mënyrë që të ndihmohen edhe familje të tjera.

“Sot bashkë me hoxhën e nderuar Halil Kastrati kemi dhuruar çelësat e 10 shtëpive të reja për familjet nevojtare në Komunën e Lipjanit. Të gjithë ndihemi mirë që po gëzojmë 10 familje dhe ndihemi mirënjohës ndaj shoqatës bamirëse ‘Jetimët e Ballkanit’ që ka bërë një punë të shkëlqyeshme në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit, së bashku do të vazhdojmë ti ndihmojmë familjet me nevojë në të gjithë territorin e Komunës”, shkroi Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat