Në lidhje me shkrimin e publikuar në disa medie se sallat operative në Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe Kirurgjisë Maksillofaciale nuk janë duke punuar, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, sqaron se ka nisur të punojë në zbatimin e projektit për zgjerimin e sallave të operacionit, në klinikat kirurgjike dhe ndërrimin e ashensorëve (lifteve).
Ashensorët nuk janë ndërruar për 50 vjet dhe gjatë kryerjes së punimeve mund të shkaktohet pluhur. Me qëllim që mos të ketë pengesa në sallë, përkohësisht, deri në montimin e liftit të ri është ndërprerë puna në sallë operative në maksillë dhe plastikë, për të rifilluar gjatë javës.
Sallat kanë ndërprerë punën vetëm për programin jo emergjent (elektiv) dhe së ato lëshohen në punë gjatë javës.
Sa i përket Kirurgjisë Plastike, është duke u punuar për dy salla të reja operative, punimet janë në zhvillim e sipër, derisa të jenë gati këto dy salla, Kirurgjia Plastike po punon raste në sallën e Kirurgjisë Maskillofaciale.
Po ashtu, për Neurokirurgji kemi përgatitur sallën e dytë operative, që ka qenë kërkesë për vite të tëra nga kjo klinikë, ngase janë krijuar lista të gjata të pritjes për operacione.
Deri tani, salla e Kirurgjisë Plastike dhe Neurokirurgjisë kanë funksionuar afër njëra- tjetrës dhe jashtë standardeve që kërkohen, kurse me investimet e reja do të krijohen kushtet e nevojshme.