Vazhdon të përmirësohet moti, këto janë temperaturat për dy ditët e ardhshme

Kosova

Vazhdon të përmirësohet moti, këto janë temperaturat për dy ditët e ardhshme

Më: 23 janar 2020 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Stina e dimrit në Kosovë është vërejtur shumë pak.

Përkundër paralajmërimeve për borë dhe të ftohtë, në Kosovë temperaturat po vazhdojnë të shënojnë ngritje.

Dy ditët e ardhshme në Kosovë pritet që temperaturat më të larta të arrijnë deri në 9 gradë celcius sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, kurse vende-vende parashihet të ketë mjegull. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.”, thuhet në raportin e IHMK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat