Zyrtari komunal i Vitisë dënohet me 500 euro për kërcënim të drejtorit të OJQ-së “Avonet”

Kosova

Zyrtari komunal i Vitisë dënohet me 500 euro për kërcënim të drejtorit të OJQ-së “Avonet”

Më: 23 janar 2020 Në ora: 19:44
Kenan Gashi

Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, Departamenti i Përgjithshëm, ka nxjerrë një aktgjykim me të cilin ka dënuar me 500 euro të akuzuarin M.S –punonjës i komunës së Vitisë i cili më 26 nëntor të 2019-s përmes telefonit ka kanosur drejtorin e OJQ-së “Avonet” Kenan Gashi.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari M.S është fajtor pasi që me dashje përmes telefonit me fjalë e ka kanosur seriozisht Kenan Gashin derisa organizata e tyre “Avonet” ishte duke bërë hulumtimin lidhur me një rast të parregullsisë së dokumenteve për vazhdimin e pensionit të pleqërisë, e që rasti ka të bëjë me gruan e axhës së të akuzuarit.

“Me që rast i akuzuari e ka thirrur të dëmtuarin në telefon dhe fillimisht e ka ofenduar, e pastaj e ka kanosur se çka ki t’i që përzihesh në këto punë, a ka mundësi të takohemi në Viti se kam me ta q*** familjen e nënën dhe kam me ta nxjerr gabzherrin”, thuhet midis të tjerash në aktgjykim.

Sipas aktgjykimit i akuzuari ka kryer vepër penale, kanosje nga neni 181 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat