Kosnett përshëndet vendimin e gjykatës për rastin e Blert Morinës

Kosova

Kosnett përshëndet vendimin e gjykatës për rastin e Blert Morinës

Më: 24 janar 2020 Në ora: 16:37
Philip Kosnett

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, është shprehur i kënaqur me rastin e aplikimit të aktivistit transgjinor Blert Morina, për të ndryshuar dokumentet e identitetit të përcaktimit gjinor.

Kosnett ka thnëë se me mbështetjen e këtij veprimi të urdhëruar nga gjyakata, ky është një hap i rëndësishëm për të drejtat e LGBT-së në Kosovë.

”I kënaqur të shoh një aktivist transgjinor Blert Morina që aplikonte për ndryshimin e dokumenteve të identitetit të përcaktimit gjinor mori mbështetje të urdhëruar nga gjykata – një hap i rëndësishëm për të drejtat e LGBT në #Kosovë”, shprehet ai në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat