Oborret e shtëpive në Merdare, bëhen pikë kalimtare e mërgimtarëve sirianë

Kosova

Oborret e shtëpive në Merdare, bëhen pikë kalimtare e mërgimtarëve sirianë

Më: 25 janar 2020 Në ora: 20:17
Ilustrim

Banorët e kësaj pjese tregojnë për T7, se me situata të tilla ata përballen pothuajse në çdo mbrëmje.

Mirëpo, të njëjtit nuk qëndrojnë më shumë se dy ditë në Kosovë. Ata e lëshojnë Kosovën, për një vend evropian.

Numri i azilkërkuesve në Kosovë është shtuar, vetëm gjatë vitit 2019, numri i tyre ka kapur shifrën 2000.

Kur terri bie në tokë, për ta fillojnë përpjekjet për një jetë më të mirë.

Qindra migrantë kanë arritur në Kosovë vetëm gjatë kësaj jave, të cilët nga stacioni i Policisë drejtohen në qendra të azilit.

Por qëndrimi i tyre në Prishtinë nuk zgjat shumë. Të njëjtit marrin rrugë drejt Merdares, ku kalojnë kufirin për në Serbi.

Ndonëse nuk i lidh asgjë me ta, territori ku ata banojnë, ndikon që llapjanët t’i ndajnë rrugët shpesh me këta migrantë.

Ekipi i T7 gjatë së shtunës ka biseduar me banorët e Merdares, të cilët thanë që takimi me migrantë është kthyer në përditshmëri.

Për disa prej tyre një përpjekje për të kaluar ilegalisht kufirin, nuk është e arsyeshme.

Jeton në Merdare që nga viti 1979, por Nuhi Jashari nuk është përballur direkt me migrantët.

Por ka të tillë që migrantë takojnë çdo natë, saqë kanë mësuar edhe mënyrën e organizimit të tyre.

Thonë se është shtuar numri i tyre, e njëjtë tregojnë edhe statistikat e institucioneve.

Krasniqi tregon që Kosova shfrytëzohet nga këta persona vetëm si vend transit.

Azilkërkuesit dominojnë nga Siria mirëpo kemi edhe nga Maroku, Algjeria, Palestina, Irani, Iraku e Afganistani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat