Komuna e Istogut dhe Caritasi zviceran bashkëfinancojnë fermerët

Kosova

Komuna e Istogut dhe Caritasi zviceran bashkëfinancojnë fermerët

Më: 27 janar 2020 Në ora: 15:45
Komuna e Istogut dhe Caritasi

Kryetari i komunës së Istogut Haki Rugova, ka nënshkruar të hënën një marrëveshje bashkëfinancimi me Caritasin Zviceran, për projektin “Prosperiteti i Prodhimtarisë Agrare në Kosovë nga Investimet e Qëndrueshme Rurale”.

Siç ka njoftuar kjo komunë, nga ky projekt, me vlerë prej 60 mijë euro, do të përfitojnë fermerët e komunës së Istogut për kultivimin e frutave manore, bimëve mjekësore dhe prodhimin e mjaltës.

Qëllimi kryesor i projektit është promovimi dhe prodhimi i frutave manore, certifikimi i fermerëve me standarde organike të prodhimit, trajnimi dhe ngritja e vetëdijes së fermerëve, si dhe themelimi i zinxhirit të vlerave të prodhuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat