Ditë festive për nxënësit e Akrashticës së Vushtrrisë

Kosova

Ditë festive për nxënësit e Akrashticës së Vushtrrisë

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 16:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Vushtrri, 14 Shkurt 2020 - Nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme të ulët "Hajrullah Shala" në Akrashticë të Komunës së Vushtrrisë sot festuan me aktivitete të shumta kulturore e artistike për nder të 17 Shkurtit -Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Fjalë rasti mbajti arsimtari i Gjuhës shqipe, Gani Braha, i cili e përshëndeti drejtorin e shkollës, Hajdin Islami, për sukseset e shkollës që udhëheq ai, si dhe foli për historikun e 17 shkurtit.

Ashtu si edhe vitet e kaluara edhe këtë vit nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle kishin përgatitur një program me vlera të pasura të traditave të popullit tonë.

Programin festiv e drejtuan nxënëset Blenda Mehana dhe Fatbardha Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat