Shën Valentini festohet edhe në Kosovë

Kosova

Shën Valentini festohet edhe në Kosovë

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 18:44
Prishtinë

Shën Valentini është një nga ditët më të pëlqyera për çiftet kudo në botë. E njohur si dita e të dashuruarve, kjo festë shënohet në formë simbolike për dashurinë e çifteve, e cila ka origjinën në Romë.

Për këtë ditë të çiftet dashurinë e tyre e shprehin përmes dhuratave të ndryshme, si lule, çokollata, bizhuteri, kartolina, propozime për martesë, darka romantike dhe poezi dashurie.

Shitësi i luleve Remzi Gashi thotë se më së shumti për këtë festë ka shitur lule, por sivjet ka më pak shitje për shkak të motit të ftohtë.

Në këtë ditë në sheshin e Prishtinës kishin dalë edhe çifti Blerim Ajeti dhe bashkëshortja e tij Ardiana. Ata thanë për Kosovapress se çdo ditë është e vlefshme për dashuri dhe se kjo ditë nuk duhet përkujtuar vetëm për Shën Valentin.

“Ne gjithmonë si çift e festojmë Shën Valentinin. Këtë vit për Shën Valentin kam marrë lule, por gjithmonë i preferoj lulet se i dua më së shumti. Mendoj se është dhurata më e bukur që ekziston. Zakonisht ndonjë parfum, diçka të vogël simbolike… Ia vlen të festohet çdo ditë, është ditë e vlefshme, ditë për t’u dashur. Çdo ditë duhet shprehur dashurinë ndaj personit që e do”, thonë Blerimi dhe Ardiana.

Kjo ditë besohet se ka marrë emrin e një prifti nga Roma me emrin Valentin. Në këtë periudhë, Perandori Klaudius II e kishte ndaluar martesën sepse mendonte se meshkujt e martuar janë ushtarë të dobët. Por Valentini besonte se ai rregull ishte i padrejtë dhe zgjodhi që t’i martonte çiftet fshehtazi. Kur Klaudiusi e kuptoi, e burgosi Valentinin.

Në burg, Valentini ra në dashuri me vajzën e rojës së burgut dhe kur më 14 shkurt u dërgua për t’u pushkatuar, ai i kishte dërguar vajzës që dashuronte një letër me nënshkrimin “Nga Valentini yt”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat