Studentët e UP-së: Universiteti nuk mundë të funksionojë pa ne

Kosova

Studentët e UP-së: Universiteti nuk mundë të funksionojë pa ne

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 16:22
Studentët e UP-së

Në 50-vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, studentët e këtij universiteti, njëherësh edhe aktivistë në organizatën studim kritik veprim, ia kujtuan universitetit se ai nuk mund të funksionojë pa ta dhe se ata do të vazhdojnë me protesta e aksione simbolike, për të ngritur nivelin e përgjithësisë dhe për ta parandaluar katandisjen e mëtutjeshme të këtij institucioni teje domethënës.

Sipas tyre, edhe pse Universiteti i Prishtinës është në gjendje të tmerrshme, përpjekja për rimëkëmbjen e tij nuk mbaron. Ata thanë se idetë duhet të shndërrohen në kërkesa për të arritur rezultat.

Student i Universitetit të Prishtinës, njëherësh aktivist në Studim Kritik Veprim, Çlirim Gërbeshi, tha se Universiteti i Prishtinës ka pasur një rrugëtim të pazakonshëm, e krejt kjo fillimisht për shkak të luftës, e  pastaj për shkak të klaneve të ndryshme, të cilat sipas tij, e kanë shkatërruar tempullin e dijës.

Gërbeshi tha se pavarësisht parregullsive aktuale në universitetin publik, studentët do të vazhdojnë me protesta e aksione vetëdijësuese derisa të arrijnë të bëjnë një sistem arsimor kualitativ.

Ndryshe, Universiteti i Prishtinës sot përmbylli javën e organizimeve të cilat i mbajti për nder të 50-vjetorit të themelimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat