‘Nesër kush e ka njet me qit flija, nxirreni lirshëm saçi’n’: Sylë Tahirsylajt i hapet një profil i rrejshëm në Facebook

Kosova

‘Nesër kush e ka njet me qit flija, nxirreni lirshëm saçi’n’: Sylë Tahirsylajt i hapet një profil i rrejshëm në Facebook

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 16:34
Sylë Tahirsylaj

Ekspertit dhe profesorit të meteorologjisë, Sylë Tahirsylajt, i është hapur një profil i rrejshëm në Facebook duke publikuar shkrime qesharake.

Sylë Tahirsylaj është eksperti që informon të gjithë publikun kosovarë në lidhje me motin.

Javë më parë u përqesh pasi që parashikimi i tij se temperaturat në janar do të shkojnë në minus 20 gradë Celsius, doli i pasaktë.

Mirëpo Tahirsylaj thuajse në shumicën e parashikimeve të tij, ka informuar saktë se çfarë moti do të ketë për një ditë.

Së fundi atij i është hapur një profil i rrejshëm në Facebook me emrin ‘Sylë Tahirsylaj – Meteorolog’, ku dikush po shkruan statuse qesharake.

“ALARM ALARM. Nesër kush e ka njet me qit flija, nxirreni lirshëm saçi’n pa problem sepse nesër do të kemi verë hesapi. Temperaturat do të luhaten 11°C. I juaji Tahirsylaj”, thuhet në një nga publikimet në këtë fanpage.

Nuk është vetëm ky shkrim qesharak, por ka edhe dhjetëra të tjerë.

“Ashtu siç e ceka dje në orët e mbrëmjes se masditek do perendoj dielli ashtu po del”, shkruhet në publikimin tjetër.

KËTU mund t’i shihni edhe shkrimet tjera të këtij profili të rrejshëm të Tahirsylajt në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat