Java fillon me diell – ja kur do të bjerë borë

Kosova

Java fillon me diell – ja kur do të bjerë borë

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 00:29
Foto ilustrim

Java fillon me mot të butë dhe kryesisht me diell. Ditën e enjte më ftohtë, priten reshje shiu dhe bore.

Ditëve të para të javës vendi ynë do të dominohet nga fusha të presionit të lartë dhe masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu, të cilat kushtëzojnë mot të butë dhe kryesisht me diell. Orëve të mëngjesit do të ketë ngrica të lehta.

Të mërkurën mbrëma dhe të enjten, fusha të presionit të ulët nga Atlantiku do të depërtojnë mbi rajon, që do të sjellin mot më të ftohtë dhe kushte për reshje shiu dhe bore, e në vise kodrinoro-malore vetëm reshje bore. Mirëpo, ky përkeqësim do të jetë afatshkurtër, ngase ditën e premte sërish priten kthjellime.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, por kohëpaskohe do të kalojnë në vlera të pashëndetshme.

17.02 – Në mëngjes ngrica. Ditën mot i butë, kryesisht me diell. Kohëpaskohe me vranësira kalimtare.
18.02 – Butë dhe kryesisht me diell. Në mëngjes vende-vende ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen.
19.02-20.02 – Ditën e mërkurë, pjesërisht vranët, e gjatë ditës intervale me diell. Vonë në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu. Të enjten më ftohtë dhe kryesisht vranët. Herët në mëngjes mundësi për reshje bore, e më pas reshje të përziera shiu dhe bore. Gjatë ditës reshjet pritet të pushojnë.
21.02 – Kryesisht me diell. Në mbrëmje vranësira kalimtare.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -1C deri në 3C, e maksimalet nga 10C deri në 13C. Nga dita e enjte temperaturat maksimale do të zbresin në 5C deri 7C. Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesht të ndryshme 1-8m/s. Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, mirëpo gradualisht do të pësojë rënie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat