Prizreni dhe Dragashi kremton 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në mënyrë madhështore!

Kosova

Prizreni dhe Dragashi kremton 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në mënyrë madhështore!

Nga: Muharrem Qafleshi Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 22:28
Pamje nga vendi i ngjarjes

12 vjetori i Ditës së Pavarësisë së Kosovës u kremtua në mënyrën më madhështore u kremtua në Prizren dhe Dragash.

Prizreni ishte i mbushur përplot me vizitor nga i tërë rajoni dhe nga disa qytete të Shqipërisë. Të gjitha rrugët e qytetit të Lidhjes Shqiptare, ishin të stolisura me flamuj shtetëror dhe kombëtar, të cilat gumëzhin nga fytyrat e gëzuar dhe të qeshura të pjesëmarrësve që nga fëmijët deri të moshuarit. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishin manifestimet kulturore organizuar për këtë ditë të shënuar.

Organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në hollin e Shtëpisë së Kulturës në Prizren u hap ekspozita e artistit të ri dhe ambiciozë, Arbnor Morinës, në të cilin ekspozitë mori pjesë kryetari i komunës Mytaher Haskuka, i cili pas shpjegimeve të hollësishme nga ana e artistit Morina, për përmbajtjen e kësaj ekspozite, kryetari Haskuka u shpreh: “Për këtë ditë të madhe të Pavarësisë së Kosovës, përpos manifestimeve përkujtimore, sportive janë organizuar edhe manifestime kulturore siç është Ekspozita e artistit, Arbnor Morina, dihet botërisht se Prizreni ka shumë artistë dhe ne duhet të punojmë për promovimin e vlerave të mirëfillta artistike siç është edhe kjo ekspozitë.

Më pas po nga kjo drejtori në bashkëpunim me shoqatën për Kulturë dhe Art “Fidani, organizuan një orë letrare e emërtuar: “Ora e Pavarësisë”, të cilën orë e pritëm me vite, dekada e shekuj por e realizuam para 12 viteve. Në këtë manifestim morën pjesë 73 poet nga trevat mbarëshqiptare. Në fund u shpallen edhe poezitë më të mira.

Ndërsa në qytezën e Dragashit, kremtimi fillojë me një seancë solemne, ku kryetari i komunës z. Shaban Shabani ka theksuar: se sot kremtojmë një ditë të veçantë, Krye-festën e Kosovës, Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës të shpallur me 17 shkurt 2008.
Kjo është një ditë që na bën krenarë për luftën dhe sakrificat e popullit tonë në shekuj.

Është një ngjarje që na bën të ndihemi mirënjohës pafund për Dëshmorët e Kosovës, për komandantin legjendar Adem Jasharin dhe familjen e tij, për luftëtarët e UÇK-së, për aleatet dhe miqtë tonë si: SHBA, Gjermani, Turqi, Angli, Francë dhe shtetet tjera demokratike evropiane, për trimat dhe personalitetet e ditura që pavarësuan Kosovën në një prej periudhave më të vështira të ekzistencës dhe të historisë së saj.

Dita e Pavarësisë së Kosovës dëshmon se populli ynë dhe bijtë e tij më të mirë luftuan me pushkë dhe penë, me armë dhe kulturë, me gjak dhe dituri.

Për të vazhduar, Kosova është atdheu ynë i dashur dhe i bekuar, me bukuritë natyrore, me pasuritë e konsiderueshme dhe me energjitë dhe talentin e jashtëzakonshëm njerëzor.

Shpresa dhe entuziazmi na nevojiten sërish më tepër se kurrë për motivimin dhe ngjalljen e energjive të reja dhe më pozitive drejt të ardhmes Evropiane të Kosovës.

Integrimi i Kosovës në familjen evropiane është një mision ende i papërmbushur për shtetin më të ri të botës - Kosovën.
Shpresën dhe entuziazmin e mbajnë gjallë forcimi i bashkëpunimit dhe unitetit kombëtar; e ushqejnë hapat e shpejtë dhe të sigurt drejt liberalizimit të vizave për kosovarët si dhe hapjen e negociatave për anëtarësimin e Kosovës në BE.

Dhe krejt në fund z. Shabani kishte një dëshirë për përvjetorin e 12 të pavarësisë së Kosovës, se: “Ishallah përvjetorin tjetër Republika e Kosovës do të jetë një shtet i zhvilluar ekonomikisht dhe i integruar në familjen e Madhe Evropiane, e cila gjë do të jetë burim krenarie dhe frymëzimi për të gjithë bashkëkombësit tanë kudo në botë”.

Po ashtu ishte organizuar edhe një program shumë i pasur kulturo – artistik si dhe turnire sportive.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat