Nis vaksinimi i kafshëve në Malishevë

Kosova

Nis vaksinimi i kafshëve në Malishevë

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 14:02
Foto

Komuna e Malishevës në bashkëpunim me Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinës (AUV), ka bërë vaksinimin e kafshëve, ku përfshihen gjedhet, delet, dhitë dhe qentë.

Sipas njoftimit të komunës, vaksinimi bëhet kundër sëmundjeve klostridiale, siç janë këmbëzeza, edema malinje, gangrena gazoze, dizenteria e qengjave, pastaj vaksinimi dhe dehelmetizimi i qenve shtëpiak.

Vaksinimin e kafshëve gjatë ditës së sotme, e kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Blegtori, Murat Hoxha, të cilët janë njoftuar me procesin e vaksinimit.

Nënkryetari Berisha, e vlerësoi si shumë të suksesshëm vaksinimin, si masë parandaluese ndaj sëmundjeve të ndryshme tek kafshët, si dhe për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet që mund të transmetohen nga kafshët tek njeriu, përmes kontaktit dhe konsumimit të produkteve.

Këtë vaksinim në territorin e Komunës së Malishevës, është duke stacioni veterinar në Malishevë, ndërsa sipas drejtorit të bujqësisë, Murat Hoxha, procesi i vaksinimit është duke u kryer në mënyrë profesionale dhe po ecën mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat