Po vazhdojnë punimet në ndërtimin e sallës së sportit në Astrazup

Kosova

Po vazhdojnë punimet në ndërtimin e sallës së sportit në Astrazup

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 16:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës në shkollat e Komunës së Malishevës, përkatësisht krijimit të kushteve më të mira për zhvillimin e procesit mësimor, në shkollën e fshatit Astrazup, është duke u ndërtuar salla e sportit, për nxënësit dhe të rinjtë e këtij fshati. Punimet në ndërtimin e saj, e cila ka filluar vitin e kaluar, janë duke vazhduar me ritme të shpejta, falë edhe kushteve të mira atmosferike.

Punimet në ndërtimin e kësaj salle, sot i ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është njoftuar nga mbikëqyrësi Mehdi Krasniqi, me ecurinë e punimeve të deritashme dhe sipas tij, projekti pritet të përfundoj para kohës së paraparë, pasi këtë e kanë mundësuar kushtet atmosferike.

Nënkryetari Berisha, është ndarë i kënaqur me ecurinë e punimeve deri më tani, por edhe me cilësinë e punimeve që janë bërë deri më tani. “Krijimi i kushteve më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie, është një obligim që jemi duke e bërë dhe gradualisht, shkollat janë duke u pajisur, si me kabinete, ashtu edhe me salla të sportit dhe besojmë që brenda pak viteve, të gjitha shkollat do ti kenë edhe sallat e sporteve, pasi janë tepër të nevojshme për dhe kanë ndikim në mësimnxënie dhe zhvillimin e të rinjve”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat