Shëndetësi, Kosova e interesuar për bashkëpunim të shtuar me Italinë

Kosova

Shëndetësi, Kosova e interesuar për bashkëpunim të shtuar me Italinë

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 15:52
Arben Vitia dhe Nicola Orlando

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin në shëndetësi përmes vazhdimit të projekteve mbështetëse, duke u bazuar në nevojat e sistemit shëndetësor në Kosovë.

Vitia falënderoi përmes ambasadorit Orlando shtetin e Italisë për projektet e deritanishme të realizuara në shëndetësinë e Kosovës, ndërkohë që bashkëbiseduesit kanë theksuar nevojën që të gjitha projektet e ardhshme të koordinohen, investimet të jenë efektive që të ndikojnë në ngritjen e kompetencës profesionale për profesionistët shëndetësor në Kosovë, me qëllim që qytetarëve t’u sigurohen shërbime korrekte shëndetësore, cilësore dhe të sigurta.

FacebookViberWhatsAppFacebook MessengerEmailTwitter

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat