Shpejtim Bulliqi: Është koha për ndryshim edhe në Podujevë

Kosova

Shpejtim Bulliqi: Është koha për ndryshim edhe në Podujevë

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 00:29
Shpejtim Bulliqi

Kandidati i LVV-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se edhe Podujeve do të përfshihet nga era e ndryshimit.

Bulliqi ka thënë se Vetëvendosje ka dhënë shembuj të mirë të qeverisjes lokale me punë të mira e të ndershme.

“Është koha për ndryshim edhe në Podujevë. Kjo frymë e ndryshimit po vërehet gjithandej Kosovës. Ne kemi një fat të madh që kemi edhe pushtetin qendror. Me ndihmën e pushtetit qendror do t’iu ofrojmë atë që është më e mira edhe qytetarëve të Podujevës”.

Bulliqi thotë se përgatitja e tij profesionale është dëshmi se ai mund të ballafaqohet me nevojat e qytetarëve.

“Kam drejtuar për dy mandate e gjysmë një drejtori shumë të rëndësishme komunale në një periudhë të vështirë. Edhe mandatet e mia ne Kuvend si deputetë e rritë më shumë përvojën për t’u ballafaquar me sfidat e qeverisjes”, tha ndër të tjera Shpejtim Bulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat