Flet imami i shkarkuar nga kryesia e BIK-ut

Kosova

Flet imami i shkarkuar nga kryesia e BIK-ut

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 21:08
Irfan Krasniqi

Në maj të vitit 2018, kishte marrë detyrën si prijës i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, mandat ky që do zgjaste deri në zgjedhjet e radhës. E ndonëse ato nuk janë mbajtur akoma, imamit Irfan Krasniqit iu përfundua mandati prej kryetari.

E për krejt këtë vendim Krasniqi dyshon që ekziston një motiv i vetëm.

Sipas imamit, si edhe në çdo institucion tjetër, auditimi i brendshëm duhet të bëhet edhe në Bashkësinë Islame në Mitrovicë, gjë e cila sipas Krasniqit nuk është bërë që nga viti 2011.

Imami nga Mitrovica po thotë që në marrëveshjen e vitit 2016 për kontrollimin e arkës, garantues ka qenë Naim Tërnava.

E për të gjitha këto ngjarje që u kurorëzuan me shkarkimin e Krasniqit, atij nuk iu dha ndonjë arsye.

Në anën tjetër kryetar i BIK-ut në Mitrovicë tanimë është zgjedhur Enis Rama.

I njëjti po thotë që gjithë këto zhvillime kanë qenë normale.

Por sipas tij në arkën e BIK-ut ka kontrolla të vazhdueshme.

Të gjitha këto zhvillime nuk i kanë komentuar nga Bashkësia Islame e Kosovës gjatë së premtes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat