Ligji për pensionim të parakohshëm në polici ende nuk ka shkuar në Ministrinë e Financave

Kosova

Ligji për pensionim të parakohshëm në polici ende nuk ka shkuar në Ministrinë e Financave

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 21:35
Policia e Kosovës

Policia, shoqëria civile por edhe qytetarët, po kërkojnë që të hyj në fuqi ligji për policinë. Por, Qeveria Kurti ende nuk e ka të qartë se cilit dikaster të saj, do t’i bie në përgjegjësi që të merret me këtë projektligj.

“Ne do të kemi kujdes ë të punojmë shumë edhe në Ligjin për pensionimin e parakohshëm të policëve”, kishte deklaruar Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Përkundër kësaj deklarate të ministrit të Brendshëm, Agim Veliut, Qeveria Kurti ende nuk e ka të qartë se cili dikaster do të merret me draftligjin për pensionimin e parakohshëm të policëve.

“Ky Projektligj është përgatitur nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ministri kjo që tani më nuk ekziston dhe pritet që të definohet se cili institucion do të merret me këtë çështje në të ardhmen, pra me Ligjin për pensionim të parakohshëm të policëve . Deri më tani ky Ligj nuk ka ardhur në Ministrinë e Financave dhe Transfereve”.

Në anën tjetër Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë Ligji për Policinë është e nevojshme që sa më shpejtë të ndryshohet e të parashihet edhe pensionimi i parakohshëm.

“Është e vërtet që është nevojë e menjëhershme që Ligji për Policinë e Kosovës të plotësohet, të ndryshohet dhe sa më shpejt që të jetë e mundur i njëjti të paraqitet në Kuvend gjithmonë duke respektuar proceduar”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ehat Miftaraj.

Nga sindikata e policisë së Kosovës vlerësojnë pensionimi i parakohshëm do të ndihmonte që policia e Kosovës të rekrutonte njerëz të rinj.

“Në këtë ligj do të përfshihej një pensionim të parakohshëm për pjesëtarët e policisë që e kanë gjendjen shëndetësore apo emocionale të vështirë, dhe në këtë mënyrë do të rinohej edhe Policia e Kosovës”, deklaroi Valbona Kamberi.

Pensionimin e parakohshëm të policëve e përkrahin edhe qytetarë.

“Jam e mendimit që duhet të aprovohet ky ligj, pasi punët që kërkojnë përgjegjësi të mëdha duhet të ju mundësojnë punëtorëve pensionim të parakohshëm”, deklaroi qytetarja Afrime  Shala.

“Pas tragjedisë në Gjilan, sipas mendimit tim, çdo polic që pak shihet se nuk është mirë më shëndet duhet të shkojë në pension”, deklaroi Maliq Krasniqi.

Rreth 1000 pjesëtarë të PK-së kanë arritur moshën 55 vjeçare. Me këtë moshë ata do të dilnin në pension po të miratohej ligji për pensionim të parakohshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat