Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me plan shkatërrues për qytetin Dardan të periudhës Romake

Kosova

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me plan shkatërrues për qytetin Dardan të periudhës Romake

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 18:49
Ilustrim

MMPH-ja ka dhenë leje një kompanie private për ndërtimin e një fabrike të Çimentos në Zonen Kadastrale të Dresnikut, zonë e cila sot është e mbrojtur me Ligjë, zonë ku arkeologët kanë zbuluar një qytet të ndërtuar në kohën e romakëve.

Ky planë i Ministrisë është planë shkatërrues për qytetarët e Klinës, pasi që pos ndotjes së ajrit ajo po e prek edhe një zonë arkeologjike,  zonë e cila pritet të jetë një ndër vendet me atraktive jo vetëm në Kosovë por edhe në terë rajonin.

Qytetarët e Komunës së Klinës të shqetsuar me ndërtimin e Fabrikës së Çimentos e kanë kundërshtuar me peticione, ku brenda ditës kanë mbledhur rreth pesë mijë nënshkrime, të cilët kanë kërkuar edhe ndihmën e Kryetarit të Komunës z. Elezi, duke e kundërshtuar ndërtimin e kësaj fabrike.

Komuna e Klinës nuk merret me këtë çështje,  Ministria ka mbajtur ndegjim publik vetëm më tre përsona, duke i injoruar banoret e fshatrave Dresnik Dollc Gremnik, fshatra ku pritet të ndërtohet kjo fabrik.

Degjimi publik është mbajtur të Guri i Zi më shumë së 10 Km në  largësi të komunitetit dhe 15 km dhe Komunës duke ju pa mundësuar qytetarëve që të marrin pjesë në këtë ndegjim publik.

Si të demtohet vendi ku arkeologët nga Instituti Arkeologjik i Kosovës konsiderojnë se këtu është zbuluar një qytet dardan i periudhës romake, e që në bazë të Institutin Arkeologjik do të vazhdojë gërmimet në këtë hapësirë prej rreth 30 hetarësh ku shtrihet ky qytet i lashtë”.

Mos t'i harroin edhe pasojat që do të vinë mbi familjet tona, mbi fëmijët  tanë, të cilët do të përballen me sëmundje kronike, pulmonare apo kancerogjene sepse kjo fabrikë ndotë ajrin, ujin dhe tokën e që gjithçka do të jetë kancerogjene.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat