Qentë si në shtëpinë e tyre, bëjnë qejf në spitalin e Podujevës

Kosova

Qentë si në shtëpinë e tyre, bëjnë qejf në spitalin e Podujevës

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 14:36
Qentë në spitalin e Podujevës

Në rrjetet sociale është publikuar një video ku në objektin e një Qendre të Mjekësisë Familjare në Podujevë, shihen disa qenë.

Videoja ka marrë mijëra komente dhe shpërndarje nga qytetarët, të cilët e kanë kritikuar qeverisjen e kryetarit të deritanishëm të Podujevës, Agim Veliun.

Në videon e publikuar nga një përkrahës i VV’së dhe Albin Kurtit, shihen qentë të cilët lëvizin lirshëm nëpër hollin e spitalit.

Madje ata duket se janë aq rehat në hapësirat e QKMF’së, sa hyjnë e dalin nga aty pa i penguar askush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat