Gashi mbështetë vendimin e Konjufcës

Kosova

Gashi mbështetë vendimin e Konjufcës

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 17:55
Ibrahim Gashi

Ish zv. ministri i Punëve të Jashtme, Ibrahim Gashi, ka folur edhe për çështje tjera, përfshirë  edhe vendimin e kryediplomatit aktual të Kosovës Glauk Konjufca, për shkarkimin e shumë konsujve, derisa ka pas edhe disa këshilla për këtë të fundit.

“Unë kam punuar në hartimin e ligjit për diplomaci dhe e njohë mirë atë pjesë, gradimet në diplomaci kanë kritere të qarta dhe se çdo shkelje e tyre nuk tolerohet. Nëse janë bërë shkelje duhet të merren vendime dhe shkarkimet që janë bërë nga ministri Konjufca janë të duhura”, ka thënë Gashi.

Profesori i diplomacisë, ka vlerësuar se ndaj çdo rekrutim pa kritere duhet të merren masa.

Tutje Gashi ka deklaruar se duhet të ndodhë koordinimi mes Presidentit, kryeministrit dhe ministrit të jashtëm për të udhëhequr diplomacinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat