Gjest për t’u duartrokitur/Zjarrfikësit ua zbresin fëmijëve topat që iu kishin mbetur mbi një ndërtesë

Kosova

Gjest për t’u duartrokitur/Zjarrfikësit ua zbresin fëmijëve topat që iu kishin mbetur mbi një ndërtesë

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 18:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zjarrfikësit janë përherë në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët në raste rreziku dhe fatkeqësie, misioni i tyre është i shenjtë, pavarësisht kushteve që kanë.

Por, gjesti i tyre i fundit ka qenë për t’u vlerësuar dhe tejet human, përtej asaj që ata janë të thirrur.

Përmes disa imazheve, fotogfrafi Arian Mavriqi, ka treguar se si disa zjarrfikës, sot kanë ndihmuar që t’i zbresin disa topa mbi një ndërtesë që iu kishin rënë fëmijëve tek një shkollë.

“Zjarrfikësit nuk ndihmojnë vetëm në zjarre e në tragjedi! Rasti i sot’shëm tregon mas miri kur ata erdhën pi të ndihmuar në marrjen e disa topave që kishin rënë mbi atë mbulojën tek Shkolla e Mesme e kishte kohë të gjatë që kishin mbetur aty. Duke e parë që fëmijët që dëshironin të rrezikonin, të hypni në atë lartësi i njoftova dhe ata pa hezituar erdhën. U jemi mirënjohës këtyre vëllezërve tanë që nuk hezitojnë në ndihmë asnjëherë. Zoti ju shpërbleftë”, ka treguar fotografi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat