Ditëlindja e heroit Fahri Fazliu

Kosova

Ditëlindja e heroit Fahri Fazliu

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 06:58
Ilustrim

Heroi i Kosovës, Fahri Fazliu sot më 24 shkurt do t’i mbushte 57 vjet.

Fahri Fazliu i takon plejadës së luftëtarëve që luftën e bënë me pendë e pushkë.

Ai ra në luftë të pabarabartë më 2 nëntor 1989 në lagjen “Bregu i Diellit “ në Prishtinë.

Aty së bashku me Afrim Zhitinë qëndruan hearoikisht duke sinjalizuar se liria pa gjak nuk vjen. Ranë si trimat duke kënduar.

Duke e përkujtuar heroin e Kosovës, shokët e idealit dhe familja Fazliu, kanë shkruar se Fahriu ishte një uragan i bashkimit të kombit, uragan që mbi të gjitha kishte interesin e përgjithshëm por edhe uragan që kurrë nuk u nënshtrua përpara vështirësive të kohës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat