Ramiz Lladrovci kërkon shkarkimin e arsimtarit që rrahu nxënësin gjatë mësimit

Kosova

Ramiz Lladrovci kërkon shkarkimin e arsimtarit që rrahu nxënësin gjatë mësimit

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 17:48
Lladrovci dhe Çelaj

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një shkrimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka kërkuar që organet e rendit për Punë Sociale të merren me rastin e arsimtarit Driton Çelaj, i cili rrahu një nxënës gjatë mësimit.

Lladrovci ka kërkuar që Drejtoria e Arsimit në Drenas të marrë hapa të mëtutjeshëm për rastin duke mos amnistuar askënd që bie ndesh me ligjin.

“Me shqetësim kam marrë njoftimin rreth sjelljes së profesorit Driton Qelaj në orën e mësimit. Me keqardhje mësova se rasti paska ndodhur më 18 shkurt të këtij viti. Sot, posa jam vënë në dijeni për rastin, kam kërkuar nga Drejtoria e Arsimit, të marrë masat ligjore si dhe kam njoftuar organet e rendit dhe Qendrën për Punë Sociale, për veprime konform ligjit, rreth rastit”, ka shkruar Lladrovci.

Ai ka theksuar se nuk ka asnjë ndërlidhje aktiviteti profesional i arsimtarit me aktivitetin politik të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat