Dita e diele pushim, qendrat tregtare në Skenderaj po përgatiten t’i largojnë disa punëtor nga puna

Kosova

Dita e diele pushim, qendrat tregtare në Skenderaj po përgatiten t’i largojnë disa punëtor nga puna

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 00:28
Foto ilustrim

Komuna e Skenderajt së fundmi vendosi që dita e dielë të jetë pushim për të gjithë bizneset në sektorin privat.

Dënimin e këtij vendimi duket se do ta paguajnë qytetarët e Skenderajt.

Në një informatë që ka siguruar media, besohet se qendrat tregtare po e shqyrtojnë mundësinë e largimit të disa punëtorëve.

Pasi vendimi i kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari që e diela të jetë pushim, i dëmton bizneset e tyre.

Përveç Skenderajt, edhe disa qytete tjera në Kosovë kanë vendosur që dita e diele të jetë pushim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat