KOMF: Sistemi i drejtësisë po dështon në mbrojtjen e fëmijëve

Kosova

KOMF: Sistemi i drejtësisë po dështon në mbrojtjen e fëmijëve

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Koalicioni i organizatave joqeveritare për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë-KOMF, ka shprehur shqetësimet lidhur me rastet ku fëmijët janë viktima të formave të abuzimit dhe të dhunës seksuale e saktësisht, rastin e një fëmijëve në Fushë Kosovë, i cili si pasojë e dhunës seksuale të vazhdueshme ka humbur jetën.

Sipas këtij grupi, sistemet e drejtësisë për mbrojtjen e fëmijëve për dhunën fizike e seksuale po dështojnë, madje ka raste edhe me vrasje, andaj kërkojnë që qasja institucionale të jetë shumë efektive në mënyrë që të mos rezultojë në vrasje dhe viktime të tjera të abuzimit.

KOMF i ka dërguar një kërkesë për veprim ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, kryeprokurorit të shtetit, Aleksander Lumezi dhe kryetarëve të komunës së Fushë Kosovës e Prishtinës.

Donjeta Kelmendi nga koalicioni i OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve në një konferencë për media, tha se janë të shokuar sesi institucionet përgjegjëse nuk reflektojnë aspak në ngritje të nivelit të përgjegjësisë.

“Si koalicion jemi të shokuar për faktin që raste të tilla siç është rasti i tragjik i fëmijës nga Fushë Kosova i cili përfundoi me vrasjen makabre të tij nuk ka ndikuar aspak në reflektim as në mobilizim e ngritje të nivelit të përgjegjësisë së gjithë sistemit të mbrojtjes së fëmijës e sidomos prokurorisë”, tha Kelmendi.

Koalicioni i OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve, kërkon nga shteti që të kërkojnë përgjegjësi penale nga të gjitha palet e sistemit mbrojtës që dështuan të ushtrojnë obligimin ligjor të mbrojtjes së fëmijës nga Fushë Kosova duke shqiptuar dënimet e merituara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat