Sami Musa nga Vitia zgjedhet deputet në parlamentin e Hamburgut

Kosova

Sami Musa nga Vitia zgjedhet deputet në parlamentin e Hamburgut

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 12:28
 Sami Musa

Sami Musa është zgjedhur deputet në parlamentin e Hamburgut të Gjermanisë nga partia SPD.

Musa i cili është me prejardhje nga Pozharani i Vitisë ka arritur të fitojë votat e mjaftueshme që të jetë deputet në pesë vitet e ardhshme në zgjedhjet që u mbajtën të dielën në qytetin e Hamburgut.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një statusi në Facebook.

“Unë u votova në këtë të diele nga një numër i juaji që kanë drejtë votimi në gjermani, ju jamë shumë mirënjohës për kontributin dhe ndihmën tuaj. Duke ju falenderuar punës dhe ndihmës së ekipit që ishte 24 orë në disponim edhe duke i falenderuar partisë që prezentoj – SPD Hamburg – arritëm që të kualifikohem si deputet në parlamentin e Hamburgut”, ka shkruar Musa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat