Kandidati për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, keqpërdorë fëmijët për motive elektorale, reagojnë familjarët

Kosova

Kandidati për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, keqpërdorë fëmijët për motive elektorale, reagojnë familjarët

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 12:35
Kandidati për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, keqpërdorë fëmijët për motive elektroale, reagojnë familjarët

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga radhët e LDK-së, Nexhmi Rudari, po keqpërdorë fëmijët për motive elektorale të cilët kanë rënë pre e tij.

Kështu po vlerësojnë familjarët e Drin Kastratit, të cilët në Facebook kanë thënë se ata distancohen nga ky veprim dhe shprehin indinjatën e tyre, nga ky veprim, siç e quajnë ata, të papërgjegjshëm.

Ata madje thonë se nuk është marrë leje nga ta për një veprim të tillë.

“Drin Kastrati eshte vellau im i vogel, i cili bashke me shume femije te tjere, ka rene pre e nje keqperdorimi qe i eshte bere, per motive te uleta elektorale, nga kandidati per kryetar te Komunes, Nexhmi Rudari. Ne si familje distancohemi nga ky veprim dhe shprehim indinjaten tone, nga ky veprim i papergjegjshem i kandidatit per kryetar dhe nga kryesia e klubit te karatese, ku ne e kemi derguar Drinin te mesoj karatene. Drini eshte keqperdorur dhe neve si familje nuk na eshte marre leje per nje veprim te tille”, ka shkruar motra e vogëlushit Drin Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat