Çfarë po ndodhë në këtë fshat të Malishevës? Alban Krasniqi publikon pamjet të frikshme

Kosova

Çfarë po ndodhë në këtë fshat të Malishevës? Alban Krasniqi publikon pamjet të frikshme

Nga: N.H Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 16:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Alban Krasniqi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë, ka publikuar disa pamje nga fshati Astrazup, ku për shkak të punës nga “Gurthyesi” i cili po operon mbi këtë fshat ka krijuar një pamje të tmerrshme.

Krasniqi në shkrimin e publikuar në Facebook, thotë se nuk është duke rënë borë, por pluhur nga '”Gurthyesi i Thaçit” i cili operon mbi fshatin Astrazup.

Ja shkrimi i tij:

Nuk është duke rënë borë, por pluhur nga ''Gurthyesi i Thaçit'' i cili operon mbi fshatin Astrazup.

Kjo është njëra nga arsyet se përse kemi marrë vendim në Kuvendin Komunal të Malishevës për pezullimin e pëlqimeve të dhëna nga komuna për operimin e gurthyesve.

Ku janë inspektorët e nivelit lokal dhe atij qendror?

Kujtojmë se Kuvendi i Komunës së Malishevës në mbledhjen e mbajtur në janar të këtij viti, kishte marrë vendim për pezullimin e të gjitha vendimeve dhe pëlqimeve për operimin e kompanive të gurthyesve në territorin e komunës së Malishevës.

Kuvendi Komunal kishte kërkuar po ashtu nga organet përgjegjëse që të marrin masa për revitalizimin e hapësirave të degraduara nga gurëthyesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat