KEDS “rehaton” Dragashin njëherë e mirë

Kosova

KEDS “rehaton” Dragashin njëherë e mirë

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 17:37
Dragash

KEDS bën të ditur se zgjerimi i projekteve të investimeve sipas Planit të Zhvillimit të Rrjetit të Shpërndarjes, ka arritur edhe në rajonin e Dragashit.

Kjo korporatë ka ndërtuar një linjë të shpërndarjes nëntokësore 35 kilovoltëshe për nevojat energjetike të banorëve të Dragashit, e cila shtrihet nga fshati Zhur deri në qytetin e Dragashit.

“Me përfundimin e këtij projekti, rrjeti i tensionit të mesëm në komunën e Dragashit tani është përmirësuar dhe banorët e kësaj zone tani do të kenë energji më cilësore. Për më tepër, Dragashi si një rajon është me interes të lartë për zhvillimin e nënstacioneve të reja me burime të ripërtëritshme të energjisë, që duhet të mbështetet vazhdimisht nga KEDS për lidhjen e tyre me rrjetin”.

“Komuna e Dragashit ka pasur probleme të mëdha me linjën paraprake 35kV-she. Rruga e saj nëpër male ishte një pengesë për qasje të lehtë për ndërhyrje gjatë ndërprerjeve, të cilat patën ndikim në kohëzgjatjen e ndërprerjes. Me implementimin e këtij projekti tani ky problem është shmangur, dhe me ndërtimin e kësaj linje kjo komunë nuk do të ketë asnjë problem të kësaj natyre”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat