​Parashikimi i motit

Kosova

​Parashikimi i motit

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 07:03
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve në vendin tonë do të ketë reshje shi dhe në vendet malore edhe reshje bore.

“Do të mbajë mot me diell, ndërsa pasdite pritet të ketë zhvillim vranësirash, të cilat gjatë natës do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore. Reshje bore pritet vetëm në viset kodrinore-malore, ndërsa në viset e ulëta borë me shi. Temperaturat ditën e enjte do të shënojnë rënie kryesisht ato maksimalet, ndërsa minimalet priten të vazhdojnë me vlera të ngjashme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-15 gradë Celsius. Kjo rënie e theksuar e temperaturave  pritet të ndodh vetëm ditën e enjte. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi mesatare deri e fortë, kryesisht në veri të Dukagjinit ndërsa pjesët tjera të vendit do të fryjë erë me shpejtësi deri 12m/s”, njofton IHMK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat