Skandaloze: Maskat për mbrojtje nga koronavirusi shitën në “merr jep”

Kosova

Skandaloze: Maskat për mbrojtje nga koronavirusi shitën në “merr jep”

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Frika nga përhapja e koronavirusit ka bërë që kosovarët të pajisen masivisht me maska mbrojtëse dhe dezinfektues si masë paraprake.

Lajmi.net gjatë ditës së djeshme ka qëndruar nëpër disa barnatore në Prishtinë, teksa aty më nuk ka maska mbrojtëse, pasi që të gjitha janë shitur brenda një kohe rekord.

Përveç barnatoret, edhe depot e furnizimit kanë mbetur tanimë pa maska, e rrjedhimisht çmimi i tyre diku diku edhe është dhjetëfishuar.

E kosovarët po e gjejnë që me maska mbrojtëse të bëjnë edhe “biznes”. Në platformën online të shitjeve “MerrJep”, media ka parë shpallje për shitjen e këtyre maskave.

Të tilla që në barnatore kushtonin rreth 20 cent, ato po shiten me çmim prej 1 eurosh në këtë faqe.

Personi që i ka publikuar të njëjtat, duket se është furnizuar mirë me këto maska, pasi që shihet se ka një sasi jo të vogël të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat