Projekti, nxënësit e të gjitha komuniteteve socializohen përmes aktiviteteve në natyrë

Kosova

Projekti, nxënësit e të gjitha komuniteteve socializohen përmes aktiviteteve në natyrë

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 12:28
Foto

Klubi alpin “Prishtina” në bashkëpunim me ambasadën britanike në Kosovë kanë prezantuar projektin për gjithëpërfshirjen sociale e te rinjve përmes aktiviteteve në natyrë.

Ky projekt ka krijuar platformën e edukimit në natyrë dhe konceptin e përfshirjes së të gjitha komuniteteve pa asnjë dallim.

Si pjesë e platformës edukuese, manuali për aktivitete në natyrë është zhvilluar dhe ai do të jetë në dispozicion si një kurs i hapur ose mjet për trajnerët që të punojnë me të rinjtë ose cilindo që dëshiron t’i ushtrojë këto aktivitete me studentët.

Kryetari i klubit alpin “Prishtina”, Nazmi Hasanramaj u shpreh se është bërë një punë e madhe për këtë projekt.

“Ky projekt ka filluar që një vit. E kemi pasur një rrugë të gjatë për këtë projekt. Edhe ne si trajnerë kemi mësuar shumë gjatë përpunimit të këtij projekti”, tha shkurtimisht ai.

Kristian Gashi, koordinator i këtij projekti, dha më shumë detaje rreth punës së bërë për këtë projekt.

“Në këtë trajnim kanë marrë pjesë 18 mësimdhënës, ka pasur pjesëmarrës nga të gjitha komunitetet. Nxënësit janë avancuar shumë në dijeni të tyre rreth aktiviteteve në natyrë”, deklaroi ai.

Kujtojmë që ky projekt është i mbështetur nga Ambasada Britanike në Prishtinë dhe është implementuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në bashkëpunim me Klubin Alpin “Prishtina” (KAP).

Në fund të kësaj ceremonie u shpërndan certifikata për mësimdhënësit që ishin pjesë e këtij projekti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat