Naim Fetahu: Shesh me emrin e Adem Demaçit në 100 ditëshin e parë si kryetar

Kosova

Naim Fetahu: Shesh me emrin e Adem Demaçit në 100 ditëshin e parë si kryetar

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 12:37
Naim Fetahu, Kadri Veseli

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e PDK-së, Naim Fetahu, së bashku me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, kanë bërë homazhe te varri i Adem Demaçit me rastin e ditëlindjes së tij.

Fetahu ka thënë se është mëkat që figura e Adem Demaçit e cila nderohet anembanë kombit, nuk ka marrë aq sa meriton nga komuna ku ka lindur.

“84 vjet më parë, u lind në fshatin Lupç të Poshtëm të Llapit heroi i Kosovës, Adem Demaçi. Me rastin e ditëlindjes së tij, bëra homazhe te varri i tij, bashkë me kryetarin Kadri Veseli. Ne sot kujtojmë me krenari e mirënjohje simbolin e rezistencës dhe luftës së shqiptarëve për liri e pavarësi, i cili gjithë jetën ia kushtoi kauzës kombëtare. Ndërkohë që figura e tij nderohet anembanë kombit, ajo nuk ka marrë aq sa meriton nga komuna ku ka lindur.”, ka shkruar Fetahu.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat