Vazhdojnë reshet e borës, magjistralja Prishtinë-Pejë e kalueshme

Kosova

Vazhdojnë reshet e borës, magjistralja Prishtinë-Pejë e kalueshme

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 11:57
Foto Ilustrim

Pas reshjeve të borës, ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve tashmë kanë dal në terren, për të mundësuar qarkullimin e lirë të veturave.

Ekipet e pastrimit janë tashmë duke u përkujdesur që kjo magjistrale të jetë e kalueshme.

Megjithatë, vozitësit duhet të kenë kujdes të shtuar gjatë kalimit nëpër rrugë, pasi reshjet e borës po vazhdojnë të bien.

Reshjet e borës kanë filluar edhe në Prishtinë rreth orës 10:00 të mëngjesit, me një intensitet të lartë dhe po vazhdojnë të bien.Ulen temperaturat, fillojnë reshjet e borës në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ishte bërë e ditur se sot do të ketë reshje bore në viset kodrinore-malore, ndërsa në viset e ulëta borë me shi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat